Pas humbjes, KB Prizreni reagon duke sjellë Dee Franklinin në ekip

0
523

Skuadra e Prizrenit ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje për rikthimin e basketbollistit amerikan në ekip, Dee Franklin.

Ponte Prizreni u mposht nga Trepça në nismë të stinorit në përballjen e zhvilluar dje, ndërsa sot ka bërë të ditur se rikthen në ekip amerikanin 30-vjeçar që ka qenë pjesë e ekipit dy edicione më parë.

“Dee Franklin rikthehet te Ponte. Amerikani i cili para dy edicioneve ishte pjesë e skuadrës, Dee Franklin, rikthehet në skuadrën tonë. I njëjti do të debutojë në fanellën tonë në fundjavë kundër Pejës,” ka bërë të ditur ndër të tjera njoftimi i ekipit të KB Prizrenit.

Franklin së fundi ka qenë pjesë e Hamarit në Islandë, ndërsa ka pasur mesatare prej 26.3 pikëve dhe 7.7 kërcimeve për ndeshje atje.

Ai pritet të luajë që në ndeshjen e radhës për ekipin bardhezi nga qyteti i vjetër dhe atë ndaj Pejës./TopSporti

Leave a Reply