Pas 13 vitesh e falënderon zëvendësministrin Berisha, “Falë jush e këshillave tua jam gjallë”

0
278

Arsim Berisha aktualisht është zëvendësministër i shëndetësisë, derisa kontributi i tij në këtë sektor është pothuajse dy dekada.

Për vite me radhë ai ka dhënë kontributin e tij si doktor në QMF-të dhe së fundmi edhe në QKMF-në e Prizrenit në pozitën e Kryeshefit, shkruan 04 Online.

Berisha mbrëmë ka publikuar një fotografi të rastit, teksa është lajmëruar një person me emrin Shukri Morina, i cili e ka falënderuar Berishën, për siç ka shkruar, se falë jush e këshillave tua jam gjallë.

“Respekt Dr. Berisha, u jam shumë mirënjohës. Falë jush e këshillave tua jam gjallë, ndoshta s’ju kujtohet se ka 13 vite kjo. Ju uroj shëndet e gjitha të mira në misionin tuaj”, ka komentuar Morina./04 Online

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10227493648225806&set=a.3295746671463

Leave a Reply