Ke probleme me zemrën? Konsumo banane!

0
317

Banania është një frut ekzotik që rritet sidomos në vendet e ngrohta me klimë tropikale.

Ajo përmban sasi të mëdha seratonine, që ndihmojnë në proceset biokimike të trurit. Këshillohet që njerëzit flegmatikë (Temperamenti flegmatik përfaqësohet më së miri nga njerëzit e qetë dhe të urtë, varion nga ata që kanë vëmendje të paktë kundrejt gjërave deri tek ata që janë përtacë) ta hanë me mjaltë.

Ajo ndikon në shërimin e inflamacioneve kronike të mushkërive, sidomos të astmës bronkiale.

Konsumimi i bananes shërben për:

Çlodhjen e zemrës;
Çlodhjen e muskujve dhe të të gjithë trupit.

Përveç bananes, në këtë material do t’ju japim shtesë edhe një informacion të vlefshëm kurues për bimën e Bushit.

Bushi është një dru i egër i përhapur edhe në vendin tonë, sidomos në lugina dhe anës lumenjve, me lartësi deri në 7 metra. Gjethevogël, njëkohësisht gjethetrashë, lulëzon në fillim dhe në fund të pranverës.

Megjithëse prodhon fruta, për kurim i përdoret lëvorja dhe gjethja. Gjethet duhet të thahen në diell ndërsa lëvorja në hije. Ul tensionin e lartë të gjakut dhe temperaturën si dhe lufton reumatizmin, sëmundjet e lëkurës etj.

Kura

Një sasi prej 50 gr të gjetheve të thara, ose të lëvores e marrim dhe e ziejmë në një enë me gjysëm litri ujë. Më pas, në këtë tretësirë të përftuar, fusim 1 lugë mjaltë dhe më pas e pimë. Duhet pasur kujdes në konsumimin e tepërt, pasi bushi përmban edhe ekementë helmues që mund të bëjnë të kundërtën e kurimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here