Parimet demokratike në ballafaqim me interesat strategjike!

0
521

Në një botë të frymëzuar nga parimet e drejtësisë dhe respektimit të vlerave demokratike, shpesh përjetojmë ngjarje të pakëndshme ku synimet për realizimin e interesave strategjike ngrenë kokë përmes metodave jo-demokratike. Kosova, një shtet që ka përjetuar shumë sfida dhe vuajtje, përbën një rast ku interesat strategjike të disa fuqive të perëndimit shprehin një kërkesë që dëmton rënd subjektivitetin e shtetit të Kosovës duke e shndërruar në shtet jo funksional.

Sipas pikëpamjes së shumicës së qytetarëve kosovarë, përpjekjet për të realizuar interesat strategjike, përmes metodave të diskutueshme dhe jo-demokratike shprehin një padrejtësi të vazhdueshme ndaj 1.5 milion banorëve të këtij vendi të vogël. Ky akt padrejtësie shtron sfidë për parimet e drejtësisë dhe respektit për vlerat demokratike që perëndimi ka shpallur të ndërtuara.

Gjithashtu, përpjekja për të realizuar interesat strategjike përmes metodave të dyshimta në Kosovë është një zbythje e qartë ndaj vlerave që perëndimi promovon, duke përfshirë këtu parimin e vetëvendosjes së popujve dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo sjell në pyetje konsistencën dhe integritetin e politikave dhe qëllimeve të perëndimit.

Padrejtësia dhe zbythja e vlerave nuk duhet të jenë rruga që ndiqet për të realizuar interesat strategjike. Në vend të kësaj, të gjithë duhet të inkurajojmë dialogun, të respektojmë vlerat demokratike dhe të gjejmë mënyra të drejta dhe të ndershme për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës dhe të rajonit, duke siguruar një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë.

Shkruan: Blerim Q. SARAMATI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here