Nëse trendet nga viti në vit ndryshojnë, një gjë është e sigurt, palltoja nuk del kurrë nga moda. Modele kryesore të sezonit vjeshtë- dimër 2023- 2024 janë përmasat e mëdha.
Më një pallto sipër në ditët e ftohta, i keni dhënë fund makthit të kombinimeve që zakonisht është më i shtuar në stinën e verës dhe fillim-vjeshtës.
Nuancat më të përshtatshme të palltove që janë edhe më lehtësisht të kombinueshme janë nuancat e tokës. Ndaj në këtë artikull po ju tregojmë 10 kombinime që pa frikë mund t’i provoni këto ditë.