Fetah Paçarizi, kandidati për deputet nga PDK-ja, së bashku me kandidatët për deputetë nga Prizreni nga ky subjekt politik, vizituan prijësit fetarë në Këshillin e Bashkësisë Islame dhe Katedralen “Zoja Ndihmetare”.
Gjatë vizitës, Paçarizi theksoi rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërfetar në qytet. Ai gjithashtu përmendi angazhimin e PDK-së për ruajtjen e harmonisë shoqërore dhe theksoi se do të vazhdojë të mbështesë këtë parim për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.
“Vizituam sot prijësit fetarë në Këshillin e Bashkësisë Islame dhe Katedralen “Zoja Ndihmëtare”, ku diskutuam për rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërfetar në qytet, duke theksuar angazhimin e PDK-së për ruajtjen e harmonisë shoqërore.
#PDK131#FetahPaçarizi89#Kosova#MaMirë“, ka thënë Paçarizi.
Paçarizi gjithashtu mori pjesë në tubimin zgjedhor në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku përmendi se së bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, shpalosën programin e ndryshimit pozitiv për Kosovën.
Ai theksoi se tubimi u zhvillua në një atmosferë madhështore, duke përcjellë mesazhin e rëndësishëm për ndryshimet që do të vijnë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Poashtu, ai shtoi se Kosova ka nevojë për një qeverisje që sjell progres dhe zhvillim, dhe se PDK-ja është e angazhuar për një të ardhme më të mirë për qytetarët.
“Së bashku me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, në një atmosferë madhështore në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren, shpalosëm sonte programin e ndryshimit pozitiv që e pret Kosovën pas 9 Shkurtit.
#PDK131#MemliKrasniqi2#FetahPaçarizi89#Kosova#MaMirë#Fitore“, ka thënë Paçarizi.