Marrëveshja e Washingtonit, fare s’e obligon Kosovën…

0
46

Me këtë Marrëveshje “historike”, tash të ambalazhuar edhe (de jure) pērmes; monopolit ekonomik serb (ideja e minishengenit) mbi Ujmanin, de facto e de jure gjeneratat e reja do pretendohen të bëhen bëhen rrogëtar aktiv në shtetin e tyre! Fatlumnia e kësaj Marrëveshje (në fakt zotimi!) qëndron në ate se nuk ishte de facto dhe de jure; një marrëveshje bilaterale, as trelaterale, nga një shkak i vetëm, se nuk iu nēnshtrua fare ratifikimit dhe obligimit parlamentar.

S’këndejmi, qytetarë kosovar që tani duhet ta harrojnë përrallen lansuar për e”njohjen reciproke”, të Dulles! Sepse, ajo ishte vetēn njē “guide” e përkohshme apo një prelud hyrës për ta rikthy: monopolin ekonomik e gjeostrategjik të Serbisē (çuditërisht; përmes Amerikës) mbi Ballkanin Perëndimor!? Dulla dhe Skender(begu) na mashtruan gjithē kohën për gjëja Marrëveshje gjithpërfshirëse historike dhe njohje reciproke me Serbinë…!

Kurse, njohja e Izraelit, ishte dhe mbeti vetëm një satisfaksion dhe ngushëllim (më tepër moral se sa material) momental përmes të cilës u mundua të kamuflohet (lexo; “kompenzohet”) e relativizohet humbja që iu shkaktua shtetndërtimit të Kosovës, nga ish Administrata shumë kontraverse e Donald Trumpit dhe tuxharit Riçard Grenell.

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply