“Open Balkan” mollë sherri për shqiptarët

0
231

Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes marrëdhënia e ftohtë mes dy kryeministrave shqiptarë. Politikë e tyre nuk duhet të jenë pazaret ditore thonë njohësit e çështjeve politike.

“Ballkani i Hapur” mund të jetë kthyer në mollë sherri për dy shtetet shqiptare.

Lidershipi kosovar dhe ai shqiptar duket të kenë hatër mbetje të mëdha për shkak të një iniciative që më shumë se karakter politik, e ka qëllimin ekonomik.

Kryeministri Edi Rama, njëjtë sikurse gjithmonë, edhe kësaj herë në Ohër, e konfirmoi qëndrimin e tij për Ballkanin e Hapur.

Qëndrim të palëkundshëm ka edhe Kryeministri Albin Kurti.

Krejt kjo situatë, nga analisti Shqiprim Pula po shihet si aktrim i panevojshëm i dy kryeministrave shqiptarë.

“Nga veprimet që po i shohim po lë të kuptohet se raportet nuk janë aq komode. Pas marrjes së mandatit të dytë, Kryeministri Kurti nuk e respektoi atë traditën që kishte të bënte me vizitën e parë jashtë Kosovës dhe nuk shkoi në Tiranë. Në politikë nganjëherë duhet të aktrosh por si duket aktrimi nuk është i mjaftueshëm për dy kryeministrat dhe kjo po shpërfaq ftohtësinë e tyre. Nga syri i të huajve kjo mund t’i përshtatet thënies së At Gjergj Fishtës që “Shqiptarët janë ashtu siç i do hasmi””, ka thënë analisti Shqiprim Pula.

Sipas njohësve të çështjeve politike, marrëdhëniet mes dy shteteve nuk duhet të jenë temat dhe pazare të politikave ditore.

“Duket që ka tensione mes dy kryeministrave për shkak të dallimeve që i kanë politike por tash si dy kryeministra që janë duhet të kishin raporte strategjike për ta çuar kombin shqiptar më afër Bashkimit Evropian dhe Kosovën më afër NATO-së. Kosova duhet me ndje kursin e vet shtetëror në integrime në BE e NATO dhe marrëdhëniet tona më Shqipëri nuk duhet të ishin temë apo pazare ditore politike”, ka thënë analisti Gazmir Raci.

Raportet mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama filluan të ftohen në vitin 2019, atëherë kur Rama se bashku më presidentin serb, Aleksandër Vuçiq propozuan iniciativën “Ballkani i Hapur”, e që Kosova vazhdon të mos i bashkëngjitet kësaj iniciative ku janë të përfshirë shtetet e Ballkanit Perëndimor./Portali D

Leave a Reply