Mushkëri për çdo shtëpi: Tri lule të cilat pastrojnë ajrin

0
61

Jo vetëm që janë të mira për përmirësimin e cilësisë së ajrit, por edhe eliminojnë helmet, avujt kimikë, mikrobet nga ajri, sporet e mykut, por krahas kësaj edhe sjellin lagështinë e ajrit në nivel të përshtatshëm.

Lulet zakonisht i mbajnë në dhomën e ditës dhe në korridor, mirëpo të gjitha që u thanë më sipër është arsye që ndonjë syresh ta vendosni në dhomën e gjumit!

Derisa jeni në gjumë, truri pushon dhe ka nevojë për ajër cilësor, ndërkaq këto tri lule janë më të mirat kur është fjala për lulet për dhomën e gjumit! – transmeton Telegrafi.

Dihet se bimët përmes fotosintezës janë në gjendje të përthithin dyoksidin e karbonit dhe të lëshojnë oksigjen por kjo nuk është gjithçka.

6

Shumica prej tyre, arrijnë të neutralizojnë substancat organike që janë të pranishme në vendbanimet  tona falë enzimave të quajtura ndryshe metilotrofe. Ja disa prej tyre:

1. Zambaku i gjelbër (Chlorophytum comosum)

7

Nëse është për t’i besuar hulumtimeve të cilat i ka bërë NASA, zambaku i gjelbër mund të pastrojë ajrin nga formaldehidët, bashkim i rrezikshëm kimik i cili mund të shkaktojë kancerin, madje për 90 për qind. Kjo lule e bukur gjithashtu thith edhe aromat edhe avujt, por edhe përmirëson cilësinë e gjumit, duke pasur parasysh që rregullon nivelin e oksigjenit në dhomë.

2. Gjuha e vjehrrës (Sansevieria trifasciata)

8

Kjo bimë ka forcë të pabesueshme që të shndërrojë dyoksid karbonin në oksigjen gjatë natës! Si edhe zambaku i gjelbër, edhe gjuha e vjehrrës gjithashtu thith formaldehidët e dëmshëm, të cilët gjenden në ngjyrat e mureve, në mjetet për mirëmbajtje të mobilieve, në filtra të ndryshëm të aparateve…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here