Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren, e gatshme të bashkëpunojë me Postën e Kosovës

0
158

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren, e gatshme të bashkëpunojë me Postën e Kosovës
Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren, Afrim Tejeci , ka pritur në një takim zyrtarët e Postës së Kosovës në regjionin e Prizrenit, Etrit Hoti dhe Blerim Çoçaj.

Në këtë takim është diskutuar për mundësin e bashkëpunimit.

Kryetari i ‘Odës së Prizrenit’, Afrim Tejeci, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar së bashku me bizneset me Postën e Kosovës.

“Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve është e gatshme të bashkëpunojë me Postën e Kosovës, në të gjitha fushat “, premtoi Tejeci.

Ndërkaq, zyrtarët e Postës së Kosovës, Hoti dhe Çoçaj, kanë prezantuar ofertën bashkëpunimit me Odën e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren.

Ata thanë se Posta e Kosovës ofron shërbime më të lira dhe cilësore të shërbimeve postare dhe financiere në Kosovë.

Leave a Reply