Gjoba të mëdha për KB Bashkimin nga FBK-ja

0
210

Skuadra e Bashkimit ka marrë gjoba të mëdha nga Komisioni i Garave të FBK-së, për shkak të incidenteve që ndodhën në ndeshjen kundër Trepçës, të luajtur të dielën e shkuar në Suharekë.

Këtë ndeshje e fitoi Trepça, por ajo u ndërpre për gati një orë pas incidenteve që ndodhën, ku tifozët e Bashkimit hedhën karrige në parket duke synuar basketbollistin e Trepçës, Mikaile Tmushiqin pas veprimit të tij.

Bashkimi është gjobitur me 1050 euro, ndërsa gjobë prej 300 eurosh ka marrë edhe kapiteni Qëndrim Biraj që u diskualifikua.

Ndërkohë, me gjobë prej 50 eurosh për gabim teknik është ngarkuar edhe amerikani Curtis Jones. Edhe te Trepça, janë shpërndarë gjoba. Ekipi mitrovicas është gjobitur me 150 euro, ndërsa Mikaile Tmushiq me 300 euro për shkak të përjashtimit.

Leave a Reply