A e mbani mend? Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

0
29

Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, Dua Lipa ishte shfaqur në një prej serialeve më të dashura për publikun shqiptar, “Familja Moderne”.

Plot 22 vjet më parë, artistja shqiptare kishte një rol të vogël në këtë serial humoristik, në një episod të transmetuar më 20 qershor të vitit 2004 në Radio Televizionin e Kosovës.

Asokohe, Dua ishte vetëm tetë vjeçe. Në skenën e xhiruar në Londër, ajo luante rolin e shoqes së Robertit, të cilit, gjatë përshëndetjes, i kujtonte të mos harronte detyrat e shtëpisë.