Prizrenasi futet në sherr me vëllain dhe kunatën, shkak dëmtimi i flamurit të Kosovës

0
267

Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. E arsyet që çojnë në zënka mes anëtarëve të së njëjtës familje, janë të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një konflikt familjar ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, ku një person dyshohet se është konfrontuar me vëllain dhe kunatën e tij.

Sinjali mëson se motivi që dyshohet se shtyu ata drejt mosmarrëveshjes, janë disa para që lidhen me dëmtimin e flamurit të Kosovës.

Bazuar në dëshminë e viktimave, 37-vjeçari dyshohet se ka shtyrë kunatën dhe ka pasur konflikt verbal me vëllain.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Sulm’.

Leave a Reply