Nreca zbarkon në Prizren

0
507

FC Prizreni ka arritur marrëveshje me lojtarin e njohur nga Gjakova, Nue Nreca, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni.

“Nreca me rastin e nënshkrimit të kontratës, ka thënë se kjo nuk është aventura e tij e parë në ligën e dyt të futbollit kosovar dhe është i motivuar për të arritur objektivat e klubit.

🗣 Nue Nreca

🎤“Kjo nuk është hera e parë për mua që do të luajë në Ligën e dyt, sigurisht që para se të vij ketu kam pasur oferta, por asnjëra nuk më ka bindur. Oferta e klubit të Prizrenit ka qenë ndryshe nga të tjerët sepse bëhet fjalë për një projekt shumë konkret dhe profesional. Për ne lojtarët është e rëndësishme që të na krijohen kushtet për të dhënë më të miren nga vetja. Dhe klubi i Prizrenit i përmbush të gjitha nevojat.

Jam shumë i motivuar dhe menxi e pres fillimin e garave. Nga ajo se çka kam dëgjuar bëhet fjalë për një klub me lojtarë të talentuar, e që sigurisht se edhe me ndihmën e fatit ne do të arrijmë objektivat tona”, ka thënë Nreca për faqen e klubit.

FC Prizreni mbetet e angazhuar që të sjellë afër vetës lojtarët që do e bëjnë diferencën”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply