Ambasadori i Suedisë jep sinjale pozitive për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

0
142

Ambasada e Suedisë në Kosovë, ka shënuar fillimin e Presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, duke premtuar se më përpjekje të përbashkëta do ta shpiejnë Kosovën në strukturat e ardhshme euroatlantike.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë Jonas Westerlund, tha se sot lansuan presidencën suedeze të BE-së. Sigurisht, me muzikë suedeze dhe buns me kanellë.

“Faleminderit miqve tanë të mëdhenj të Republikës çeke të cilët na kanë qëndruar me aq zell gjatë gjashtë muajve të fundit, ambasadorit tonë të BE-së dhe ekipit të tij për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyer, presidentes së Kosovës dhe të gjithë ministrave për të sjellë kaq shumë ekspertizë, përvojë, energji dhe entuziazëm në përpjekjet tona të përbashkëta për ta sjellë Kosovën në strukturat e ardhshme euroatlantike”, tha Westerlund.

Ambasadori suedez falënderoi EIC për bashkëorganizimin e këtij eventi së bashku dhe theksimin e rëndësisë së investimeve nxitëse në Kosovë.

Më tej ambsadaori Westerlund tregoi se prioritet e Bashkimit Evropian janë siguria, uniteti, konkurrueshmëria, tranzicioni i gjelbër e energjia, vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit.

Leave a Reply