Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave i komunës së Prizrenit ka njoftuar qytetarët se më datë 1-7 nëntor 2023 do të zhvillohet aksioni vjeshtor për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme.
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ky aksion bëhet pa pagesë, derisa, qytetarët duhet t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre, ndërsa amvisëritë e banimeve kolektive në pikën më të afërt të mbeturinave.
Aktiviteti i mbeturinave të vëllimshme zhvillohet duke u bazuar në disa faktorë:
– Komuna e Prizrenit sipas Rregullores Komunale dhe Ligjit në fuqi, i menaxhon mbeturinat komunale, ku për këtë arsye, komuna ka të kontraktuar kompanitë përmes tenderit për kryerjen e këtij shërbimi. Mbeturinat e vëllimshme nuk janë pjesë e këtij shërbimi dhe mbledhja e këtyre mbeturinave, kërkon shërbim te veçantë.
– Mbledhja e mbeturinave të vëllimshme bëhet vetëm dy herë në vit, prandaj, çdo sasi e këtyre mbeturinave e gjeneruar jashtë këtij intervali kohor shkakton pikë grumbullimi jo të kontrolluar, me pamje jo të mirë dhe mbi të gjitha një kosto të rritur të shpenzimit për shërbimin e tyre.
