Nëse e keni bërë më parë, mos e bëni më kurrë! Gota me ujë tek koka e krevatit qenka rrezik për shëndetin

0
371

Shumica e mjekëve rekomandojnë të pini 8 gota ujë në ditë për të qëndruar të hidratuar. Por shumë njerëz ‘luftojnë’ për të përmbushur sasinë e nevojshme të marrjes së ujit, kështu që përdorin metoda të ndryshme për t’i kujtuar vetes në çdo moment.

Shumica vendosin një gotë me ujë kryesisht gjatë natës qoftë për ta kujtuar por edhe për ta pasur më të shpejtë.
Por ekspertët e shëndetit shprehen se kjo metodë krijon shumë rreziqe për për disa arsye:


1. Shumë mikrobe dhe mbeturina përfundojnë në ujë
Gjatë natës teksa uji qëndron në gotë të hapur, miza, mushkonja, pluhur e mikrobe përfundojnë në gotë. Dhe ndërsa ju mund ta pini në errësirë ato do të përfundojnë në organizmin tuaj.


2. Uji mund të ndryshojë shijen e tij
Nëse pini ujë nga rubineti ai me siguri mund të përmbajë klor për arsye dezinfektimi. Por klori gjatë natës mund të avullojë dhe si pasojë uji do të ndryshojë shijen e tij.


3. Uji do të kthehet në një terren perfekt për rritjen e mikrobeve.
Kur pini një gllënkë ujë ju transferoni miliona baktere në gotë dhe nëse do vazhdoni të pini ujë në të njëjtën gotë deri në mëngjes ato do të jenë shumuar jashtëzakonisht shumë.


4. Një rrezik i mundshëm për zjarr
Nëse pranë krevatit tuaj keni një prizë ku karikoni telefonin, mund të ndodh që gjatë natës në mënyrë të pavetëdijshme të derdhni gotën e ujit dhe ekziston rreziku për një qark të shkurtër.


5. Mbajtja e ujit pranë, ju lë pagjum
Nëse vuani nga pagjumësia, instiktivisht gjatë natës organizmi juaj kërkon ujë. Me konsumin e tij vazhdimisht do ju duhet të shkoni në tualet dhe si pasojë pagjumësia vetëm do zgjatet. Sigurisht që kjo nuk ndikon për mirë në shëndetin tuaj.

Leave a Reply