Në Suedi, fëmijët do të nisin klasën e parë në moshën 6-vjeçare

0
108
Foto: Ilustrim

Fëmijët në Suedi do të fillojnë procesin mësimor në moshën gjashtëvjeçare që nga 2028-a, një vit më herët se zakonisht, pas një rishikimi mbi sistemin arsimor të vendit.

Qeveria ka njoftuar se shkolla duhet të kthehet në qendër, duke u fokusuar në mësimin e hershëm të leximit dhe shkrimit, si dhe në matematikë, ka raportuar TheGuardian

“Kjo duhet të çojë që nxënësit të kenë mundësi më të mira për zhvilluar aftësi bazike mbi leximin, shkrimin dhe numërimin”, ka thënë ministri suedez i Arsimit, Johan Pehrson.

Por, kjo nismë nuk ka kaluar pa kritika. Disa mësimdhënës kanë thënë se kjo do t’ua humbë fëmijëve një vit mundësi për lojë.

Mësimdhënësi Christian Eidevald, ka thënë se ky vendim mund të rrezikojë metodën thelbësore të mësimit që bazohet në lojë, e që sipas tij, është treguar shumë nxitëse për fëmijët.

Ai ka shtuar se është vërtetuar nga studimet se loja është themelore për mësim të hershëm dhe zhvillim të aftësive kritike si gjuha dhe zgjidhja e problemeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here