Interi pa Lautaro Martinezin për rreth 20 ditë, rrezikon edhe derbin ndaj Milanit

0
32

Interi ka marrë një lajm të keq, pasi kapiteni dhe sulmuesi kryesor, Lautaro Martinez, pritet të mungojë rreth 20 ditë për shkak të një tërheqjeje muskulore në kofshën e majtë.

Sipas “Tuttomercatoweb”, argjentinasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, ndërsa koha e rikuperimit mbetet orientuese.

Mungesa e tij pritet të jetë një goditje e madhe për trajnerin Cristian Chivu, sidomos për derbin ndaj Milanit, të planifikuar për 31 tetor, si dhe për ndeshjet e rëndësishme në Serie A dhe Champions League.

Nëse rikuperimi shkon sipas parashikimeve, Lautaro mund të rikthehet në fushë më 22 nëntor, në përballjen ndaj Atalantës./04 Online/