Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh drejtuar politikanëve, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është qeverisur vendi ndër vite dhe nëse qytetarët kanë marrë atë që meritojnë.
Përmes një postimi, artistja u është drejtuar politikanëve me disa pyetje të drejtpërdrejta, duke vënë në qendër përgjegjësinë e tyre ndaj popullit që u ka besuar votën.
“Të dashur politikanë (them të dashur, se edhe ju po njësoj i drejtoheni popullit tuaj), duke filluar nga vitet e ndryshimeve të mëdha, vitet ’90 e deri tani në 2026, a besoni se keni bërë më të mirën për këtë popull?”, thuhet në mesazhin e saj.















































