Femrat e reja “bien” në meshkujt ambiciozë, ndërsa që në vitet e pjekurisë presin ndjeshmërinë.
Por, një gjë nuk do të ndryshojë kurrë – femra gjithmonë kërkon një partner i cili do ta tërheqë seksualisht. Ka punë të mirë, ambicioz dhe i hijshëm.
A ka ku të shkojë më mirë se kaq? Edhe pse femrat shumicën e kohës e kalojnë duke kërkuar mashkullin e duhur, herët a vonë ato bëhen të vetëdijshme se disa cilësi tjera janë më të rëndësishme se këto. Femrat e reja duan që partneri i tyre të jetë i suksesshëm, i pasur, i bukur, por me kalimin e viteve, kur të mbërrijnë moshën e pjekurisë, ato kërkojnë një njeri të ndjeshëm, i cili i kupton ndjenjat e tyre.
Vitet dhe përvoja sjellin edhe nevojën ta kuptoni se princi me kalë të bardhë nuk ekziston dhe femrat në rend të parë vendosin afërsinë emocionale me partnerin. Sipas një hulumtimi, gjendja financiare është faktori kryesor për femrat e reja.
Një e katërta e femrave kërkojnë lidhje me një mashkull ambicioz, i cili ndërton karrierë të suksesshme. E, nga ana tjetër, femrat e pjekura duan dikë i cili iu ofron siguri dhe mirëkuptim dhe të jenë afër tyre në momentet e vështira.















































