Ndërron jetë ish futbollisti i Lirisë, Xhemajli Gashi

0
136

Ish futbollisti i Lirisë, Xhemajli Gashi ka ndërruar jetë sot.

Gashi ka ndërruar jetë në Turqi, atje ku kishte udhëtuar për trajtim mjekësor. Lajmin për vdekjen e ish futbollistit e ka dhënë klubi prizrenas me anë të një njoftimi në rrjetin social, Facebook.

Ja postimi i klubit të Lirisë:

“Ndërron jetë Xhemajli Gashi

I ndjeri u nda nga jeta sot, në kohën ku ishte për trajtim mjeksor në Turqi.

Opinioni sportiv në Prizren, do ta mbajë mend, si një ish futbollist që ka bërë karrierë në rininë e hershme në FC Liria.

Ndërkaq, më pas ka vazhduar me Juniorët dhe ekipin e parë (Seniorë) të Progres-exportit, ku luajti me mjaftë sukkes.

I ndjeri është vëllau i ish drejtorit të FC Liria, Enis Gashi.

Opinioni lidhur me varrimin, do të njoftohet në ndërkohë.
FC Liria , ngushëllon familjen e të ndjerit, ish lojtarët e gjeneratës dhe komunitetin sportiv në përgjithësi”, shkruhet në postimin e klubit.

Leave a Reply