Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka bërë një deklaratë të bujshme për Lamine Yamalin, duke e cilësuar talentin spanjoll si lojtarin më të mirë në botë për momentin.
Pas fitores 5-2 ndaj Real Betisit, në ndeshjen e zhvilluar në “La Cartuja”, Flick u shpreh i mahnitur nga paraqitja e 19-vjeçarit, duke vlerësuar jo vetëm cilësitë e tij, por edhe përkushtimin dhe qëndrimin në fushë.
“Kur e sheh golin e parë që shënoi, është e pabesueshme; për momentin, ai është lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Flick.
Megjithatë, fitorja u shoqërua me shqetësime për Barcelonën, pasi Eric Garcia dhe Gerard Martin patën probleme fizike gjatë ndeshjes. Trajneri gjerman bëri të ditur se skuadra do të presë rezultatet mjekësore për të vlerësuar gjendjen e tyre para sfidës së ardhshme evropiane./04 Online/














































