Martohet aktori i njohur i “Bashkallajk”, dasma bëri bashkë edhe kolegët e serialit

0
2

Mbrëmja e djeshme ishte e veçantë për aktorin Behar Nesimi, i njohur për publikun nga seriali humoristik “Bashkallajk”.

Ai festoi dasmën me Loreta Veselin, në një ceremoni ku nuk munguan muzika, vallëzimi dhe atmosfera festive.

Pjesë e kësaj nate ishin edhe aktorët e “Bashkallajk”, të cilët këtë herë lanë anash skenarin dhe iu bashkuan festës me këngë e valle.

Martohet aktori i njohur i “Bashkallajk”, dasma bëri bashkë edhe kolegët e serialit

Për atmosferën u kujdesën Ganja me ProBand, ndërsa pamjet nga dasma tregojnë momente të bukura të çiftit mes familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Nuk mungoi as tradita e hedhjes së parave gjatë vallëzimit, me nusen që mori vëmendjen në fustanin e saj të bardhë. /Prive By LS

https://www.instagram.com/reel/DenAxfwsuCG/?utm_source=ig_web_copy_link&vrfl=NTc4MTIwNjQ2YQ==
https://www.instagram.com/reel/DenNNs_sX8s/?utm_source=ig_web_copy_link&mdxt=NTc4MTIwNjQ2YQ==