Sot deri në 18°C

0
14

Sot, në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit.

Vranësirat më të theksuara parashihen në Rrafshin e Kosovës, ndërsa pasdite pritet të ketë përmirësim të motit në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 15 deri në 18°C.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10 deri në 28 km/h./04 Online/