Mushtisht, vihet gurthemeli për shtatoret e heronjëve Hasan Prishtina e Adem Jashari

0
1214

Në qendër të fshatit Mushtisht të Komunës së Suharekës do të vendosen shtatoret e heronjëve Hasan Prishtina dhe komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.

Gjatë ditës së sotme është vënë gurthemeli për shtatoren e heroit Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit.

Në këtë ceremoni të vendosjes së gurthemelit ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Kryetari Muharremaj e ka falënderuar zv.ministrin Durmishi për bashkëpunim.

I pari i Komunës së Suharekës ka shtuar se kjo e respekton dhe e nderon të kaluarën tonë historike.

“Lavdi e përjetshme heronjëve tanë”, ka thënë Muharremaj./SO

Leave a Reply