Diego Simeone ka dhënë një intervistë të gjatë për “El Larguero”, ku ka folur për 12 vitet e tij në krye të Atleticos së Madridit dhe për momentin e jashtëzakonshëm të Alvaro Moratas dhe Antoine Griezmann:
“Alvaro ka virtyte të mëdha dhe ne duhet të kërkojmë shumë nga ai, sepse dëshiron të përmirësohet. Ka pjekuri më të madhe, edhe si person. Ai është lider dhe ndihet si i tillë, prandaj duhet të mbështetet. Për mua ai është në të njëjtin nivel me Erling Haalandit për golat dhe statistikat e tij”, tha ai.
Griezmann dhe Topi i Artë: “Çfarë duhet të ndodhë që Griezmann të fitojë një Top të Artë? Ne duhet të fitojmë diçka të rëndësishme. Ai është i jashtëzakonshëm: ka diçka të veçantë, punon shumë dhe i pëlqen të kuptojë se ku i duhet skuadrës ndihma e tij. Ka vitalitet të jashtëzakonshëm dhe një kuptim unik të lojës. Pak nga pak ai do të zërë vende të tjera në fushë, do të jetë në gjendje ta bëjë kur të mos ketë më energjinë që ka sot.”/SS