Merr fund lidhja e shumëpërfolur e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn

0
178

Luana Vjollca i është rikthyer muzikës. Moderatorja sapo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Lumi B të titulluar “Atë natë”. Kënga i dedikohet ndarjes dhe historive të mbyllura e mesa duket, pas saj qëndron edhe diçka tepër personale.

Në të vërtetë, Luana ka ndarë para pak ditësh disa postime ku e ka konfirmuar diçka të tillë. Më në fund, është zbuluar edhe se çfarë ka nënkuptuar me këtë.

Sipas burimeve ekskluzive për revistën “Who”, moderatorja i ka dhënë fund marrëdhënies me Krenar Çoçajn. Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë.

Burimet nuk shpjegojnë cila ishte arsyeja që i dha fund lidhjes disavjeçare dhe pak gjasa ka që ta mësojmë nga vetë Luana që ka qenë gjithnjë shumë hermetike lidhur me jetën private./BW

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here