Mërgimtari e pëson keq posa mbërrin në aeroport, dhëndri i del në pritë dhe e rrah

0
173

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe kjo dëshmohet çdo ditë me raportimin e dhjetëra rasteve, në të cilat përfshihen prindërit, fëmijët, dhëndurët e miqtë. Për motive të ndryshme, ata futën në sherr me njëri-tjetrin e për pasojë përfundojnë në Polici, ose si të dyshuar, ose duke kërkuar ndihmë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe këtë herë viktimë është një mërgimtar, i cili posa erdhi nga Anglia, u përball me dhunën e dhëndrit të tij.  

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari F.B., bashkë me vëllain e tij, i kanë dalë në pritë mikut të tij (viktimës), të cilin e kanë sulmuar fizikisht, për shkak të një mosmarrëveshje që kanë pasur që një kohë mes vete.

I dyshuari, i cili është nga Prishtina, vendosi t’i qërojë hesapet posa viktima erdhi në Kosovë, të cilin pasi e sulmoi u largua nga vendi i ngjarjes.

Sinjali mëson se përballë kësaj situate, i riu vendosi ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e ngjarjes që kishe ndodhur dhe problemin që e ka me të dyshuarin.

Me t’u përfunduar procedurat në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore posa të sigurohet prezenca e të dyshuarve.

Leave a Reply