Mbyllet për sot Qendra e Skijimit në Brezovicë

0
264

Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur të dielën për vizitorë si pasojë e të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ortekët e borës.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që çon për në këtë qendër skijimi dhe te laura ku fillon Parku Nacional “Sharr” për t’i ndaluar të gjitha automjetet e vizitorëve.

“Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit. Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje./Koha

Leave a Reply