Mbappen e pyesin mos ka ndërruar mendje për largimin, kjo ishte përgjigja e sulmuesit francez

0
205

Skuadra e Paris Saint-Germain siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e madhe të UEFA Champions League, pasi eliminoi Barcelonën.

Kylian Mbappe ishte një nga realizatorët e katër golave mbrëmë në stadiumin e klubit katalunas, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, gazetarët e pyeten francezin se mos ka ndërruar mendje rreth largimit në fund të këtij sezoni nga ekipi parisien.

Përgjigja e tij ishte kështu: “Jo, jo – Jam i lumtur që barti fanellën e PSG-së, që jam parisien. E ëndërroj Ligën e Kampionëve me PSG-në, ne do të përpiqemi të shkojmë në Wembley”.

Kujtojmë që Mbappes i skadon kontratë me PSG-në në fund të këtij sezoni – kurse e ardhmja e tij flitet se do të jetë Real Madridi.

Leave a Reply