Maqedonët i gëzohen mungesës së Muriqit, ja çfarë mendojnë për Nuhiun

0
461

Kombëtarja e Kosovës këtë të enjtë (8 tetor) luan ndeshjen historike ndaj Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Play-Offit të Ligës së Kombeve, shkruan Insporti.

Vendasit shihen favorit pas mungesave të shumta te Kosova, ku bien në sy Mirlind Kryeziu, Idriz Voca, Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani.

Maqedonasit i gëzohen lajmit të mungesës së Muriqit, duke e cilësuar si humbje të madhe për Kosovën.

“Zëvendësimi i Muriqit me shumë gjasë është Nuhiu, i cili është i gjatë, i fortë fizikisht dhe i mirë në duele, por ai është shumë i ngadalshëm. Ndërprerjet e lojës tani bëhen shumë të rëndësishme.” – shkruhet në faqet sportive të Maqedonisë së Veriut.

Takimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës luhet në stadiumin e Shkupit me fillim nga ora 20:45./Insporti.com

Leave a Reply