Maldini gati të rikthehet në detyrë, bashkohet me një milanist në Premier League

0
149

Paolo Maldini është pa një projekt prej gjashtë qershorit të vitit 2023 kur u nda me Milanin. Megjithatë, 55-vjeçari është gati të rikthehet në detyrë dhe të ushtrojë profesionin e drejtorit sportiv, këtë herë jo në Itali, por në Angli te Newcastle.

Drejtori aktual i “Magpies”, Dan Ashworth, do të kalojë tek Manchester United në sezonin e ardhshëm dhe në këtë formë, drejtuesit anglezë kanë nisur punën për të gjetur një drejtor të ri. Maldini është një emër që ka fituar shumë kuota së fundmi dhe te Newcastle e vlerësojnë për të gjithë projektin që ndërtoi te Milan.

Ndër të tjera, italiani do të takohej në Angli edhe me Sandro Tonalin, një lojtar për të cilin 55-vjeçari ka vlerësim special. Palët pritet të nisin së shpejti bisedimet dhe mbetet për t’u parë nëse do të gjejnë akordin teksa drejtuesit e Newcastle kanë në listë edhe Hugo Vianën të Sporting Lisbonës.

Leave a Reply