Lukaku “zbulon” trajnerin e ri të Belgjikës: Ka respektin e të gjithë grupit

0
432

Pas dështimit në Kupën e Botës Katar 2022, ku nuk kaloi as fazën e grupeve, trajneri Roberto Martinez vendosi të heqë dorë nga stoli i Belgjikës duke lënë vendin bosh, ndërsa menjëherë kanë nisur të qarkullojnë emrat që mund ta zëvendësojnë.

Një ndër ta është edhe ish-sulmuesi i njohur francez, Thierry Henry, që e njeh mirë ambientin, pasi në 4 vitet e fundit ka punuar si ndihmës i Martinez dhe tani është gati të bëjë liderin e “djajve të kuq të Europës”.

Ndonëse vendimi nuk është marrë ende, sulmuesi belg Romelu Lukaku ka dalë hapur në krah të francezit për pankinën, duke thënë se Henry është i duhuri për të çuar përpara punën e ndërprerë nga Martinez.

“Për mua Henry është trajneri i ardhshëm i Belgjikës dhe nuk druhem ta them mendimin tim. Ai na njeh mirë të gjithëve dhe gëzon respektin e të gjithë grupit, ndaj do të ishte i duhuri për të vijuar punën e ndërprerë nga Martinez. Natyrisht vendimi u takon drejtuesve, por Henry është i duhuri për stolin e Belgjikës”, deklaroi Lukaku.

Leave a Reply