Me barazimin pa gola ndaj Dukagjinit të shtunën, Liria nga Prizreni edhe zyrtarisht në edicionin tjetër do të jetë në Ligën e Parë.
Skuadra e Prizrenit, pavarësisht afrimeve të shumta, nuk ia doli të performonte në mënyrën më të mirë. Pas 30 ndeshjeve në Superligë, ka vetëm 10 pikë. Ka shënuar veç një fitore, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund.
Liria u ngjit në Superligë sezonin e kaluar, por nuk rezistoi më shumë se një vit në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Prizreni ka hasur në vështirësi të shumta viteve të fundit, të cilat kryesisht i ka kaluar në Ligën e Parë.
Është ekip me emër në futbollin e Kosovës. Ka një titull dhe dy Kupa të fituara.