“Prindërit e mi u larguan për një jetë më të mirë, sot të rinjtë përballen me të njëjtat halle” – Rrëfimi prekës i Klodian Mihajt

0
48

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka reaguar ndaj protestave dhe tensioneve të fundit në Tiranë, duke ndarë një histori personale për largimin e familjes së tij nga Shqipëria në vitin 2001. Përmes një mesazhi emocional, ai ka shprehur shqetësimin për të ardhmen e të rinjve shqiptarë dhe ka kërkuar që zëri i studentëve të dëgjohet.

Zhvillimet e fundit në kryeqytetin shqiptar kanë nxitur reagime të shumta nga personazhe të njohura publike. Mes tyre është edhe Klodian Mihaj, i njohur si Klodi, i cili ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një përvojë personale që lidhet me emigrimin dhe vështirësitë ekonomike të familjes së tij.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka kujtuar vitin 2001, kur prindërit e tij vendosën të largoheshin nga Shqipëria në kërkim të kushteve më të mira të jetesës.

https://www.instagram.com/p/Dehkm0ljiS9/?utm_source=ig_web_copy_link&rpxt=NTc4MTIwNjQ2YQ==