Limaj për Kurtin: S’po e luan rolin e kryeministrit, po të isha deputet do t’i ndihmoja

0
105

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, gjykon se Kurti nuk po e bën punën e tij si kryeministër i Kosovës.

Ai tha se po të ishte deputet në Kuvend, do t’i ndihmonte kryeministrit Kurti, dhe atë “në shumë mënyra”.

“Po të isha deputet, do i ndihmoja Kurtit. Në shumë mënyra. Mos me lënë rahat, e mos me lënë me ardh këtu ku jemi. Sepse nuk është në rolin e kryeministrit”, tha ai në T7.

Në të kundërtën, Limaj tha se Kurti po luan rolin e zëdhënësit të të tjerëve.

“Ai është në zëdhënësin e të tjerëve e jo çfarë është vet. Luan rolin e zëdhënësit të Francës, Gjermanisë e të tjerëve. Veç një gjë nuk është. Çfarë mendon vet. Përgjigje nuk ka për vete. Kthehet e jep këshilla, sepse në natyrën e tij ai është ndërtuar në këtë mënyrë. Me konstatu e jo me dhënë përgjigje. Shikoni parlamentin e pavarësisë së Kosovës e tani. Cili është backgroundi i atyre deputetëve. Në vend se mu rrit cilësia, që po themi të ri, sot si asnjëherë më parë nuk ka pasur kuvend më të dobët”, shtoi Limaj.

Leave a Reply