Një shtetas i huaj ka pësuar lëndime trupore gjatë punës në Prizren, dyshohet si pasojë e pakujdesisë, shkruan 04 Online.
Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin.
“Prizren / 27.03.2025 – 23:30. Është raportuar seviktima mashkull shtetas i huaj është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar dyshohet se nga pakujdesia ka pësuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online