Lajmi sensacional nga Anglia, “ylli” i PSG-së i ofrohet Chelsea-t

0
1445

A do të jetë Neymar “fishekzjarri” i merkatos verore? Sipas shtypit britanik, sulmuesi i PSG-së i është ofruar Chelsea-t për të luajtur në “Stamford Bridge” këtë sezon dhe drejtuesit e ekipit londinez po e mendojnë seriozisht si mundësi inkorporimin e tij.

Pavarësisht se “Blutë” kanë shpenzuar tashmë 186 milionë euro për blerjet, të cilave do t’u shtohen së shpejti edhe 88 milionë për shkak të marrëveshjes për Fofana, Todd Boehly është gati të shpenzojë më shumë për shërbimet e Neymarit, siç siguron “Daily Mail”.

Braziliani u nxor në merkato në fillim të verës për shkak të fërkimeve që kishte me Kylian Mbappénë, por pas mbërritjes së trajnerit të ri, Christophe Galtier, ish-sulmuesi i Barcelonës zuri vendin e tij në hierarki.

Trajneri francez është i bindur se do të marrë më të mirën nga Neymar.

PSG është nën presion nga “Fair Play financiar” pas tri vitesh me humbje prej më shumë se 30 milionë eurosh dhe largimi i Neymarit do të çlironte jo pak arkat e klubit.

Chelsea, tashmë me pronarë të rinj, është i gatshëm për të bërë gjithçka për të përforcuar skuadrën e Thomas Tuchel, pse jo edhe me Neymarin. E vërteta është se koha është kundër, pasi ka mbetur pak më shumë se një ditë për mbylljen e merkatos.

Leave a Reply