Kurti thotë se iu ka shkruar Hamzës dhe Abdixhikut: Të takohemi e dakordohemi për zgjedhjen e nënkryetarëve

0
29

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se i ka shkruar kryetarit të PDK’së dhe atij të LDK’së për dakordimin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit. Kurti tha se me këtë po synon “shmangien e zgjedhjeve të reja”.

Lëvizja Vetëvendosje sot refuzoi të votojë për nënkryetarët e propozuar të PDK’së e LDK’së.

“Së pari u zgjodh Albulena haxhiu, kryetare e Kuvendit e legjislaturës së 11-të me këtë rast filloi konstituimi i Kuvendit, por që të përmbyllet me sukses të plotë duhet t’i zgjedhim edhe nënkryetarët. Për këtë nevojitet dakordim, unë jam në kontakt përveç se me kryetarin e LDK-së i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve. Le te jemi pozitivë dhe konstruktivë dhe në këtë mënyrë të kemi Kuvend të konstituuar, shpejt qeveri të formuar dhe të kalojmë të zgjedhja e presidentit që duhet të bëhet që t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, ka thënë ai.

“Duhet ta kemi dakordimin për nënkryetarët dhe shpresoj që këtë ta arrij sa më parë me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun”, tha ai.