Adnan Januzaj mbetet në Spanjë, firmos me ekipin që luan në Champions

0
1419

Adnan Januzaj është zyrtarisht futbollist i Sevillas. Klubi andaluz ka njoftuar nënshkrimin me futbollistin me origjinë shqiptare, por me pasaportë belge, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Real Sociedadit në La Liga.

27-vjeçari do të jetë pjesë e klubit bardhekuq deri në vitin 2026, pra hedhur firmën në një kontratë me kohëzgjatje katërvjeçare.

Januzaj, i lindur në Bruksel (02/05/1995), luan si anësor dhe ai është i gjatë 186 centimetra. Ai mund të luajë në të dy krahët.

Që nga viti 2014 është bërë pjesë e Belgjikës (në atë kohë refuzoi Shqipërinë), por edhe pse është grumbulluar në 15 ndeshje me “Djajtë”, është aktivizuar vetëm në një takim zyrtar./SS

Leave a Reply