Lajm i mirë për Barcelonën, lehtësohet rruga për te Lautaro Martinez

0
406

Lautaro Martinez është objektivi primar i Barcelonës për përforcimin e skuadrës. Sulmuesi argjentinas është zgjedhur si pasardhësi i Luis Suarez dhe kampionët e Spanjës po negociojnë prej kohësh për ta transferuar në La Liga.

Një lajm i mirë vjen nga Franca, që ia lehtëson katalanasve akordin me Lautaron. Mundo Deportivo raporton se PSG, klubi tjetër që interesohej për goleadorin e Interit, është tërhequr përfundimisht nga gara.

Kampionët e Francës e kanë kuptuar që e kanë të pamundur të realizojnë këtë operacion, lojtari argjentinas preferon kalimin në Spanjë, dhe janë dorëzuar, duke u përqendruar totalisht te blerja e Mauro Icardit.

Leave a Reply