Lajçak në takime me shtetet e BE-së që s’e njohin Kosovën

0
163

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar tri takime këtë të hënë me përfaqësuesit e shteteve të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros, shtete këto që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Me përfaqësuesit e këtyre shteteve, Laçak përmes disa cicërimave në Twitter ka njoftuar se ka diskutuar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“U takova me Joss Manuel Albares për ta përditësuar atë për gjendjen e lojës në Dialog. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për Spanjën mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së”, ka shkruar Lajçak në Twitter pas takimit me përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës.

Kosova ishte temë diskutimi edhe në takimin e Lajçak-ut me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Rastislav Kacer.

“E informova për vizitën time të fundit dhe përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E vlerësoj mbështetjen e fortë për të ardhmen e rajoni”.

Kryenegociatori i BE-së po ashtu u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides, me të cilin po ashtu bisedoi për procesin e dialogut.

Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën si shtet, ku bëjnë pjesë Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia.

Leave a Reply