Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa në disa zona nuk përjashtohen reshje të lehta shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mëngjesi do të karakterizohet nga temperatura të ulëta dhe ngrica, me vlera minimale nga -8 deri në -4°C. Gjatë ditës, temperaturat maksimale do të arrijnë nga 2 deri në 6°C.
Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi 1–4 m/s. qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion, veçanërisht gjatë orëve të hershme të mëngjesit./04 Online/















































