Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të kapitenit të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, duke u bërë rival i Milanit për shërbimet e mesfushorit portugez.
Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, drejtuesit e klubit torinez kanë nisur të vlerësojnë mundësinë e rikthimit të 31-vjeçarit në futbollin italian.
Kontrata e Fernandesit me Unitedin përfundon në qershor të vitit 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon, por negociatat për rinovim aktualisht janë pezulluar.
Milani gjithashtu po përcjell situatën, ndërsa Juventusi do ta konsideronte seriozisht transferimin në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, interesimi nga Arabia Saudite dhe MLS-ja nuk duket se është në planet e mesfushorit portugez./04 Online/














































