Kush mban përgjegjësi për dezinformimin?

0
79

Kohet e fundit, Prizreni po përjeton një valë të madhe vizitorësh nga të gjitha anët: nga Lindja dhe Perëndimi, Jugu dhe Veriu. Padyshim, një pamje e bukur për syrin dhe një bekim për ekonominë lokale. Mirë se të vijnë të gjithë!

Por bashkë me këtë rritje të turizmit, po vjen edhe një fenomen shqetësues, pranë kishës së Shën Premtes dhe përreth qytetit, gjithnjë e më shumë shihen grupe pelegrinësh nga Serbia, të udhëhequr nga njerëz që as nuk janë të licencuar si ciceronë, e as të trajnuar si duhet.

Dhe këtu fillon problemi i vërtetë, këta “ciceronë” të improvizuar po i shesin turistëve narracione të rreme dhe thellësisht të dëmshme për shqiptarët dhe shtetin e Kosovës. Në vend të fakteve historike, shpërndajnë mite dhe propaganda që lëndojnë të vërtetën dhe helmojnë perceptimin ndërkombëtar për vendin tonë.

Kush është përgjegjës për këtë situatë? Ministria e Kulturës? Drejtoria e Kulturës në Prizren? Apo ndoshta të dyja?

Është koha që autoritetet të veprojnë,të vendosin rregulla të qarta, të certifikojnë dhe kontrollojnë kush flet në emër të historisë së Prizrenit dhe të Kosovës. Sepse nëse nuk e tregojmë ne historinë tonë siç është, të tjerët do ta shpikin në dëm tonin.

Shkruan: Blerim Saramati

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here