Kurti: Zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen

0
140

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen, sigurinë dhe prosperitetin në Evropë.

Kreyministri Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë dhe nga aty ka shprehur mbështetjen për kandidatët socialdemokratë Katarina Barley dhe Nicolas Schmit.

Ai vlerëson se “vota për ta, është e domosdoshme për mbrojtjen e vlerave e parimeve demokratike, të solidaritetit e të gjithëpërfshirjes, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të drejtësisë sociale e të pluralizmit politik”.

Sipas tij, këto vlera janë të kërcënuara çdo ditë e më shumë nga rrymat e djathta radikale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here