Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe MCC-së për investime në energji.
Kryeministri Kurti e cilësoi këtë si ditë historike për Kosovën.
“Është një ditë historike për Kosovën dhe për bashkëpunimi me SHBA-të. Ministrja Rizvanolli dhe udhëheqja e MCC-së, Albright bënë nënshkrimin sot të këtij bashkëpunimi që do t’ia sjell Kosovës 236.7 milionë dollarë garant, pra s’bëhet fjalë për kredi por për garantë. Jemi shumë të gëzuar, të lumtur është një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët, për komunitetin e biznesit, për institucionet e Kosovës sepse në këtë mënyrë ne po i rrisim edhe përqendrimet tona në energjie, por edhe po e forcojnë ekonominë tonë e cila me rritjen që ka, me eksportet e shtuara ka nevojë për më shumë energji”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.
Ai theksoi se në bazë të strategjisë sonë për energji do të koncentrohen në burime të ripërtërishme.
“Kemi nevojë për bateri akumuluese e këto mund ti realizojmë përmes këtij granti.Në anën tjetër do të kemi rritje të investime në sektorin energjisë sa i përket kuadrove profesionale, e trajnime të përqendruara tek gratë meqenëse energjia kur shtohet për nga kapaciteti duhet shtuar edhe nga aftësitë, jo vetëm në pajisje por edhe në njerëz”,tha ai.
“Uroj njerëzit në Kosovë për këtë sukses të përbashkët.Sa më shpejtë që të mundemi do të ecim përpara, meqënëse kriza ekonomike nuk do të shuhet e do të vrazhdojë e ne kemi nevojë të përshpejtomë hapat drejt ofrimit të energjisë me kosto të përballueshme, por gjithashtu edhe stabile për nga furnizimi”,tha kryeministri Kurti.