107 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet – policia dënon mbi 1,800 shoferë

0
182
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 107 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 33 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe kurse 73 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 866 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 18 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply