Kurti krenohet me politikën e Qeverisë për Komunat: Gjeneruam 770 vende të reja pune

0
127

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për politikën e Qeverisë së tij për Komunat dhe zhvillim rajonal, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se granti i performancës komunale kap vlerën e 8 milionë eurove.

“Qeveria për komuna dhe zhvillim rajonal. Granti i performancës komunale në vlerë 8 milionë euro; Ndamë 1.5 milion euro për ‘Programin komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndërkomunal’”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka thënë se Qeveria e tij ka zbatuar projektin “Municipality 4 Youth” me vlerë 2,7 milionë dollarë dhe programin për zhvillim rajonal me 17 projekte të investimeve kapitale në 16 komuna, në vlerë prej 1,4 milion euro.

Kurti ka thënë se kanë zbatuar edhe programin për zhvillim rajonal të balancuar në vlerë 3 milionë euro. Sipas tij nga kjo politikë kanë përfituar 335 biznese dhe janë gjeneruar 770 vende të reja pune.

Sipas tij nga 38 projekte në programin për bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, në vlerë prej 107 mijë euro, kanë përfituar 200 të rinj dhe gra.

“Avancuam bashkëpunimin ndërkufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Janë paraparë mbi 25 milionë euro; Iniciuam zhvillimin e portalit E-Komunat për digjitalizim në nivel lokal; Mbështetëm komunitetet nëpërmjet Fondit prej 1 milion euro; Forcuam të drejtat e komuniteteve nëpër komuna; Hartuam Planin Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur – PQH me qëllim të anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare PQH; Miratuam Strategjinë Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply